Presidentja kroate: Mirënjohje për shqiptarët, luftuan për lirinë e vendit

91

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç po zhvillon një konferencë të përbashkët me homologun e saj Ilir Meta. Në fjalën e saj, ajo ka cilësuar shqiptarët si një ndër të paktën popuj miq për Kroacinë. Kitaroviç ka shprehur mirënjohjen e thellë për shqiptarët që ndihmuan në lirinë e vendit.

“Sot diskutuam për bashkëpunimin mes Kroacisë e Shqipërisë dhe Shqipëria ishte miku jonë kur miqtë ishin të paktë. Na mbështetën gjatë luftës në Kroaci. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje. Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000 shqiptarë, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacinë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit Meta, nga Presidenca.