Presidentja e UFSH, Diana Toma: 25 Shtatori si Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve përfaqëson punën fisnike të profesionit tonë

2215
25 Shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Farmacistëve. Me këtë rast Diana Toma, Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë shprehet se simbolika e datave përdoret për të vlerësuar gjëra të rëndësishme. Toma përfundon duke u uruar gjithë kolegëve të saj suksese dhe përfaqësim çdo ditë si profesionistë misionarë.
“Të nderuar kolegë!
Jeta në komunitet, simbolikën e datave e përdor për të veçuar, identifikuar, vlerësuar gjëra të rëndësishme. Në komunitetin tonë, të dashur kolegë farmacistë, I shtrirë ky jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në të gjithë globin, pavarësisht datës së ndryshme që kanë diplomat tona, pavarësisht numrit të ndryshëm të eksperiencave profesionale që ne kemi, pavarësisht fushave të ndryshme brenda sistemit farmaceutik ku ne kemi zgjedhur të jemi pjesë dhe të ofrojmë e aplikojmë dijet tona, të tërë ne, kemi një ditë dhe datë të vetme, që na përfaqëson në profesionin tonë të misionizuar, profesionin e farmacistit. 
25 Shtatori është dita ndërkombëtare e farmacistëve, ndaj e uroj këtë datë për të tërë ju të nderuar kolegët e mi, me besimin maksimal se ju e përfaqësoni atë çdo ditë të vitit si profesionist misionar.”
Gëzuar!
Përzemërsisht,
Diana TOMA
Presidente e UFSH




Sigal