Presidentit Nishani i jepet titulli “Nder i Qarkut të Shkodrës”

543
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani zhvilloi
sot një vizitë pune në qytetin e Shkodrës duke u ndalur fillimisht në
Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku u mikprit nga Rektori Adem Bekteshi, trupa
pedagogjike dhe studentët e shumtë, para të cilëve Kreu i Shtetit mbajti një
leksion të hapur, të pasuar me një bisedë ndërvepruese.

 


leksionin e Tij Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen personale dhe
instucionale për pritjen, vuri në dukje rëndësinë e kësaj qendre shkollimi të
lartë në veri të vendit, në të cilën studiojnë edhe mjaft të rinj e të reja nga
Kosova, Mali i Zi dhe viset e banuara nga shqiptarë në rajon, duke vlerësuar
Universitetin e Shkodrës për traditën e tij të admirueshme si dhe për
kontributin e vyer që ka dhënë në përgatitjen e brezit të ri, që lidhet me
formimin bashkëkohor dhe përparimin e dijes e të kulturës.

 

Duke iu
drejtuar të pranishmëve të shumtë dhe botës akademike në përgjithësi, por
studentëve në veçanti, Presidenti Nishani foli për dy çështje kryesore: për
dinamikën dhe përgjegjësinë që kanë të gjithë intelektualët lidhur me
zhvillimet e brendshme politike, ekonomike, sociale e kulturore dhe ecurinë e
vendit, si dhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

 

“Çdo grup shoqëror
dhe çdo individ në shoqërinë tonë ka liritë, të drejtat si dhe përgjegjësitë e
veta në raport me të tashmen dhe me të ardhmen dhe përgjegjësia kryesore ka të
bëjë me dinamikën në raport me perspektivën tonë të përbashkët, sepse
pavarësisht se Shqipëria ka bërë përparime të shumta, ne kemi ende hapësira të
pashfrytëzuara, energji dhe kapacitete që presin të vihen në punë.” – vuri në
dukje Presidenti.

 

Kreu i
Shtetit, pasi paraqiti dhe shtjelloi gjerësisht idetë dhe këndvështrimet
institucionale, të bazuara edhe në përvojën e gjatë të fituar edhe në karrierën
akademike, pozicionet e mëparshme shtetërore, duke evidentuar si sfidën më të
madhe “mungesën e aftësive menaxheriale”, u bëri thirrje pedagogëve dhe
studentëve, intelektualëve dhe akademikëve që krahas agjendës së tyre të
përditshme, të marrin përsipër edhe përgjegjësitë ndaj problematikave të shumta
që hasim, për të gjeneruar, ideuar dhe ofruar zgjidhje dhe platforma të
vlefshme dhe praktike, sepse të ardhmen tonë do ta ndërtojmë këtu.

 

“Kërkesa
ime si President i Republikës, por edhe si qytetar, drejtuar profesorëve, pedagogëve,
studentëve është që ju të fokusoheni në platforma konkrete zhvillimore
politike, ekonomike, shkencore, teknologjike dhe kulturore, sepse vetëm në këtë
mënyrë do të përmirësohemi, duke përmbushur edhe përgjegjësitë që kemi ndaj
brezave të rinj dhe atë çka do t’u lemë atyre trashëgim.” – theksoi Kreu i
Shtetit.

 

Ndërsa duke
folur për integrimin evropian të Shqipërisë, të cilin e quajti “procesin më
madhor të shqiptarëve”, Presidenti Nishani nënvizoi nevojën se si ky proces do
të elaborohet për të shkuar përpara drejt arritjes së standardeve zhvillimore
evropiane dueke shtuar se në këtë drejtim kemi ende shumë punë për të bërë,
sidomos për konsolidimin e shtetformimit, të ndërtimit të institucioneve, të
kulturës si dhe të zhvillimit të mendimit. Presidenti Nishani u shpreh se në
familjen evropiane Shqipëria dhe shqiptarët do të shkojnë me meritë, duke
përçuar edhe vlerat tona më të spikatura siç është harmonia fetare tradicionale
,që në thelb të saj ka respektin për të tjerët ndryshe dhe që shërben si
njëmodel e një ndikim të madh në psiqikën e sjelljes së shoqërive. “Grupimi
shoqëror më i avancuar, klasa intelektuale duhet të shikojë e të marrë përsipër
përgjegjësinë ndaj procesit më jetësor të shqiptarëve, siç është ai i
integrimit evropian. Integrimi është edhe procesi i modernizimit të shtetit
dheshoqërisë, prandaj grupimet intelektuale, bota akademike dhe studentët mund
të japin kontribute të vlefshme në këtë aspekt.” – theksoi Presidenti i
Republikës.

 

Në mbyllje të
leksionit të hapur Presidenti i Republikës iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të
të pranishme lidhur me përvojën dhe studimet e Tij pasuniversitare, për
problemet dhe sfidat me të cilat përballet Shqipëria gjatë procesit të
integrimit, defektet e sistemit të drejtësisë dhe me reformën në gjyqësor,
çështjen e pronave, luftën ndaj krimit të organizuar që përbën një problem
serioz dhe duhet të shërbejë si kambanë alarmi për mbarë shoqërinë si dhe
kundër korrupsionit, mënyrën se si mund të ndryshohet mendësia e shoqërisë,
pjesëmarrjen më aktive të të rinjve në jetën shoqërore, etj.

 

 

Më pas, Presidenti Nishani mori pjesë në ceremoninë e
organizuar nga Këshilli i Qarkut të Shkodrës, me praninë e Kryebashkiakes
Voltana Ademi, të Këshilltarëve shkodranë të Qarkut e të Bashkisë, deputetëve,
drejtues të institucioneve shtetërore dhe vendore, përfaqësuesve të bashkësive
fetare dhe intelektualëve të shumtë, ku Kryetarja e këtij Qarku, zonja Greta
Bardeli i dorëzoi Titullin “Nder i Qarkut” me motivacionin: “
Për vlerat e larta qytetare që mbart, për kontributin e
jashtëzakonshëm në unitetin, progresin dhe paqen sociale të Qarkut Shkodër si
dhe  në evidentimin, vlerësimin e mbrojtjen e përpjekjeve të bijve e
bijave të Shkodrës në aspiratat e tyre për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor
.

 

Kreu i Shtetit,
pasi u shpreh se ky vlerësim dhe nderim i veçantë i bëhej në radhë të parë
Institucionit të Presidentit të Republikës e më pas atij vetë, vuri në dukje
se: “Ndihem
shumë i privilegjuar, jo vetëm për faktin që marr një vlerësim të tillë, një
nderim të tillë, por mbi të gjitha se po e marr pikërisht nga qytetaria e
Qarkut të Shkodrës, nga vlerësimi i njerëzve përfaqësues të popullit të kësaj
treve të jashtëzakonshme të identitetit tonë kombëtar e kulturor, të përmasave
më evidente, të përpjekjeve të jashtëzakonshme që kanë bërë në të gjithë
historinë tonë ku figurat dhe personalitetet, familjet e kësaj treve e të këtij
Qarku kanë qenë gjithmonë të pranishme. Vendosja në peshoren e vlerësimit është
padyshim një inkurajim akoma më i madh për mua personalisht, një inkurajim edhe
më i madh ndaj parimeve që u kam besuar gjatë këtyre pesëdhjetë vjetëve të
jetës sime dhe një inkurajim më i madh, se ai besim që kam pasur te parimet,
por edhe tek forca që njeriut në radhë të parë i vjen nga Zoti, por edhe nga
shoqëria, nga njerëzit, që do të vijojë të jetë gjithmonë një frymëzuese dhe
motivuese dhe një bazë shumë e mirë për jetën time personale të përditshme edhe
institucionale, por edhe si një qytetar i këtij vendi, si një shqiptar, si
njëri prej jush për të merituar këtë respekt, që sot e meriton përtej të qenit
President i Republikës.”

“Është kënaqësi
për mua që këtë vlerësim po e marr pikërisht këtu në Shkodër, në kryeqendrën më
të spikatur të qytetërimit dhe kulturës shqiptare! 
këtë qytet të lashtë, në këtë kryevepër të natyrës, Zotit dhe njeriut, ku
gjithkush ndihet edhe më i vlerësuar kur është i rrethuar nga dashuria,
respekti dhe përkujdesja juaj, të cilën nuk do ta harroj gjithë jetën! Ju
faleminderit! Nuk kam se si të mos emocionohem kur mendoj dhe risjell në mendje
se pikërisht nga këto troje kanë dalë ndër shekuj shqiptarë të shquar, të cilët
me patriotizëm, dije, kurajë, me besim në Zot e me finesë kulturore kanë
vendosur themelet e konstruksionit tonë kombëtar dhe identitetit tonë etno-shpirtëror!
Shkodra është për të gjithë ne një histori e ndritur e qytetërimit shqiptar, ku
 gjenden të gdhendura përjetësisht të
gjithë etapat e konfigurimit të një qytetërimi duke filluar më shumë se 2400
vjet më parë e që vazhdon me aq intensitet deri në ditët e sotme. Këtu në këtë
trevë, në këtë komunitet, mes këtyre njerëzve e kanë zanafillën shoqatat dhe
institucionet e para kulturore, artistike, edhe politike, administrative,
publicistike. Dhe kjo nuk ka qenë rastësi. Në sfondin e magjishëm që ofron kjo
trevë me liqenin, lumenj, kështjella, male e det kanë zhvilluar jetën e tyre
krijuese dhe humanitare personalitete të shquara si Marin Barleti, Marin
Biçikemi, Dhimitër Frangu duke vazhduar me
  Pashko
Vasa, Gjergj Fishta,
 Ndre Mjeda, Migjeni, Ernest
Koliqi, Arshi Pipa dhe Martin Camaj apo vëllezërit Marubi, Kol Idromeno, Zef
Kolombi, Preng Jakova, Çesk Zadeja, Loro Boriçi dhe shumë idhuj të tjerë të
identitetit tonë kombëtar dhe shtetformues. Pikërisht për gjithçka të
mrekullueshme e të papërsëritshme që ju, të parët tuaj i keni dhuruar vendit
tonë, historisë së kombit tonë, krenarisë sonë kombëtare, por edhe kulturës
rajonale, çdo shqiptar nderohet se ndihet përnjëmend krenar për ju dhe aq i
vlerësuar kur nderohet nga ju.

 

Sot më shumë se
kurrë edhe unë jam krenar për ju, për Shkodërlocen – siç thuhet jo vetëm në
Shkodër, por edhe në Tiranë, edhe Vlorë e Gjirokastër, por aq më tepër, edhe
unë sot ndihem krenar në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, por edhe si qytetar i
këtij vendi që kam privilegjin e lartë që të vlerësohem dhe të nënvizohem si
një përpjekës, si një njeri që është munduar për të kryer një punë, për të
ofruar një dashuri për këtë punë, për të ofruar një dashuri, një mundësi, për
të vendosur një copëz gur të vogël në këtë mur të madh të piramidës sonë
kombëtare që kemi për të ngritur përpara, prandaj për këtë nderim ju falem
nderës përzemërsisht!” – shpreh Presidenti Nishani.

 

“Jam i lumtur të konstatoj se këto 25
vjet demokracia lokale dhe decentralizimi i qeverisjes vendore kanë rezultuar
të sukseshme në
 Shqipëri. Ato kanë ecur me
gjithëvështirësitë e shumta, në mënyrë paralele me zhvillimin e revolucionit
demokratik shqiptar, jo vetëm si parime transformuese shoqërore, por dhe si
instrumente që garantojnë përmirësimin e qeverisjes dhe progresin kolektiv në
çdo pjesë të vendit.
 Gjatë këtyre 25 vjetëve janë janë kryer
transformime dhe reforma epokale politike,
 kushtetuese, ligjore dhe administrative, të
cilat e kanë afruar vendin tonë edhe më shumë pranë nivelit administrues.
 Në këtë stad të demokracisë
shqiptare, ne jemi të vetëdijshëm se harta e re territoriale dhe decentralizimi
aktual kanë nevojë për t’u thelluar edhe më shumë. Për më tepër ato mund të
jenë efektive duke u shoqëruar me një ritëm më të lartë të decentralizimit dhe
ofrimit të kapaciteteve vlerësues.
Sepse
është verifikuar edhe në të gjithë historinë e gjykimit të botës së qytetëruar
se decentralizimi është përsosje e vazhdueshme e politikave qendrore drejt
politikave rajonale dhe
 një reflektim në favor të qeverisjes
vendore, kurse zhvillimi rajonal po
 konsiderohet gjithmonë e më shumë si mjeti
më i efektshëm për nxitjen e progresit ekonomik, për vitalizimin e periferisë
dhe zbutjen e varfërisë.
 I kam ndjekur me shumë vëmendje dhe simpati
përpjekjet tuaja për më tepër demokraci vendore, për më tepër vetqeverisje, për
më tepër të drejta zhvillimi rajonal, për më tepër të drejta në vendimmarrje në
interes të komunitetit tuaj, të qytetarëve tuaja, në interes të halleve dhe
problemeve të shumta që kanë qytetarët dhe që e ndiejnë veten të përfaqësuar
drejtpërsëdrejti te këshilltarët, te administratori.
 Projekt-idetë
tuaja që ju keni adresuar për zhvillimin mjedisor, agro-biznesit,
infrastrukturës, mbrojtjes nga përmbytjet që për fat të keq kanë krijuar një
traditë jopozitive prejshumë kohëshnë këtë trevë, të rritjes së kapaciteteve
vendore apo turizmit janë shumë të dobishme dhe mjaft frytdhënëse nëse do të
realizohen e zbatohen në harmoni edhe me mbështetjen e qeverisjes qendrore dhe
me të gjithë infrastrukturën e shtetit shqiptar. Mendoj se efikasiteti i tyre
ka qenë më i prekshëm në rastet kur ka pasur bazë partneriteti me programet
evropiane apo të vendeve mike, të cilat gjej rastin t’i falënderoj edhe si
President i Republikës, si Austria, Zvicra, Italia apo Gjermania, duke
shpresuar se ky bashkëpunim indodhur këtu në Qarkun do të vijojë dhe do të
merret si shembull edhe në qarqe të tjera.
 Gjykoj
se partneriteti me komunitetin dhe qeverisjen vendore duhet të zënë vend edhe
tek filozofia e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, i cili duhet ta pasurojë edhe
më tej me eksperiencën që ka grumbulluar. Vetëm kështu do të kemi një zhvillim
rajonal të barabartë dhe të ekuilibruar në të gjithë qarqet e të harmonizuar me
politikat qendrore dhe nevojat e qytetarëve.

 

Në Kushtetutën e
vendit nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se decentralizimi vendor është
parim bazë. Ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se destinacioni ku duam të
shkojmë është Bashkimi Evropian, në të cilën Rajonalizimi dhe Partneriteti Rajonal janë
parimet bazë të menaxhimit të fondeve dhe burimeve ekonomike. Historia e
qytetërimit dhe vetadministrimi shkodran kanë treguar në fakt fuqinë e një
rajoni të tërë. Ajo, edhe pse në kushte mjaft të vështira është tregues i
vitalitetit dhe icivilizimit të një komuniteti të tërë. Kjo trevë ia ka dalë jo
vetëm të mbijetojë dhe të sfidojë çdo sfidë, por edhe të jetë në vijën e parë
të përparimit dhe qytetërimit mbarëkombëtar shqiptar.

 

Gjithashtu do të doja të theksoja shumë se kjo trevë ka
parë gjithmonë në shekuj nga Perëndimi. Ajo ka ditur të japë shembujt më të
shndritshëm të harmonisë, respektit dhe përparimit. Por asaj asnjëherë nuk i ka
munguar kurajua për ndryshim dhe kurrë nuk ka kursyer sakrificën e bijve të
saj për lirinë e vendit, përparimin dhe për demokracinë.
 Jam i vetdijshëm dhe i sigurt se
Shkodra e gjithë krahinat përreth saj do të dijë t’i përballojë për bukuri dhe
me sukses sfidat e tranzicionit dhe ta bëjë edhe më të mirë e më të begatë
jetën e qytetarëve të vet, duke u ofruar atyre shërbime më cilësore, praninë
humaniste dhe kulturën dhe sjelljen bashkëkohore, për të cilat kemi më shumë se
kurrë nevojë, që të gjithë.” – u shpreh Presidenti.

 

Kreu i Shtetit vuri në dukje se: “Tashmë Shqipëria i përket
një epoke tjetër. Shkodra i përket një epoke tjetër, por ambiciet dhe synimet
tona, përgjegjësitë tona duhet t’i takojnë edhe epokës që do të vijë. Ne
jetojmë sot dh epunojmë sot që të përfitojnë ata që do të vijnë. Dhe më mirë se
sa ky komunitet, kjo qytetari, kjo trevë që e ka trashëgiminë dhe kapacitetin
që ka mundësinë ta japë këtë shembull si pararendëse e të gjithë shoqërisë
shqiptare. Pse jo, edhe e kombit shqiptar. E kemi të jetësuar në atë çka kjo
trevë, Shkodra dhe Malësia e saj, Shkodra dhe Nënshkodra, të gjithë së bashku,
keni ditur të mblidheni si një margaritar rreth një trashëgimie, e cila është
siç ka qenë.” Në përfundim Presidenti falënderoi edhe njëherë të pranishmit,
përfaqësuesit e besimeve fetare të cilët i çmoi për punën e shkëlqyer që bëjnë
duke përhapur dhe vlerësuar parimet më të mira si paqja, ndershmëria, puna,
respektin, harmoninë duke rilindur shpresën dhe besimin, si dhe anëtarët e
Qarkut për këtë vendim që e vlerëson maksimalisht dhe që e “fut në borxh me atë
çka unë më duhet të mendoj e të jem në gjithë aktivitetin për vendin tim”.