Presidenti Obama, fushatë për shqiptaro-amerikanen, Suzanna Shkreli

480
Sigal

Angazhim i kreut të Shtëpisë së Bardhë për
shqiptaro-amerikanen

 

 Ruben Avxhiu

 

Kreu i Shtëpisë
së Bardha ka mbështetur publikisht 30 kandidatë për Kongresin Amerikan, mes të
cilëve edhe shqiptaro-amerikanen Suzanna Shkreli. Presidenti Barack Obama ka
argumentuar se fitorja e Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale duhet të
gërshetohet me fitoren në Kongres të demokratëve dhe kandidatëve që duan të
thyejnë ngërçin politik në Uashington. Mbështetja nga Presidenti Obama është me
rëndësi në këto javë të fundit, sepse simpatia për të është rritur
jashtëzakonisht në anketime. Disa analistë mendojnë se kjo simpati e re është
krijuar nga pakënaqësia e shumë amerikanëve me dy kandidatët e këtij viti.
Ndihma mund të ketë rëndësi për 29-vjeçaren shqiptaro-amerikane nga Michigan,
që kandidon në distriktin 8, përballë një politikani të regjur, kongresist në
fuqi, Mike Bishop. Obama ka deklaruar se Shkreli është një vajzë e zgjuar, e
fortë që do të luftojë për të drejtat e grave”. Të gjitha familjet në
Michigan mund të mbështeten tek Suzana Shkreli, ajo do të luftojë për to”,
ka thënë Obama. Shkreli ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme duke mbledhur më
shumë se 400,000 dollarë në muajin e fundit, gati tre herë më shumë se rivali i
saj. Mirëpo, Bishop ka miq të fuqishëm dhe ka rreth 2 milionë dollarë në arkë,
që mund t’i zbrazë nga frika në dy javët e fundit të fushatës për të hedhur
baltë dhe dyshime mbi ndihmës-prokuroren e re, që kandidon për herë të parë. Në
disa nga shtetet ku banojnë shqiptarë, presidenti Obama mbështeti edhe
Stephanie Murphy dhe Val Demings (Florida), Steve Sanarsiero dhe Christina
Hartman (Pennsylvania), Tom Suozzi, Sean Patrick Maloney, Zephyr Teachout dhe
Collen Deacon (Neë York) si dhe Josh Gottheimer (New Jersey).