Presidenti Nishani u uron besimtarëve bektashinj Festën e Hashures

569
Sigal

 

 

 

Gazeta Telegraf/


Festa e Hashures, uron Presidenti Nishani


Me anë të një mesazhi të bërë publik, Kreu i Shtetit, Sh. T. Z.
Bujar Nishani uron të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Festës së
Hashures.

 

“Të dashur besimtarë
bektashinj shqiptarë kudo ndodheni,

 

Dita e sotme për ju shënon një kremtim kuptimplotë, Festën e
Hashures. Më lejoni që në këto çaste të harésë dhe ngazëllimit tuaj të
përbashkët, t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta e të përzemërta
njëkohësisht, për ju, familjet dhe njerëzit tuaj të dashur!

 

Kjo datë e bekuar dhe e shenjtë e kalendarit islamik shenjohet
edhe nga tradita e bukur e bektashinjve shqiptarë, sepse ajo përfaqëson jo
vetëm një vlerë të rrallë njerëzore, por edhe një shembull domethënës të
respektit ndaj tjetrit që është ndryshe e të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare
që ne gëzojmë prej shekujsh në vendin tonë.

 

Kjo ditë e shënuar, por edhe festimi i përbashkët që ne të gjithë
i bëjmë asaj, pavarësisht se cilës fe mund t’i përkasim, shfaqet me gjithë
madhështinë dhe shenjtërinë e saj, kur vëmë re me kënaqësi shpalosjen e dashurisë
e të mirëkuptimit për njëri-tjetrin, shtrirjen e dorës së ndihmesës ndaj më të
vobektëve e të pafatëve, shkëmbimin e të mirave materiale dhe shpirtërore,
përkujdesjen ndaj të moshuarve e fëmijëve, duke u dhuruar atyre më tepër
dashuri e ngrohtësi njerëzore.

 

Gëzuar dhe përshumëvjet Festën e bekuar të Hashures!” – theksohet
në mesazhin e urimit të Presidentit të Republikës.