Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, kineastit, publicistit dhe intelektualit Teodor Laço

510
Sigal

Gazeta Telegraf/ Presidenti i Republikës,
Sh.T.Z. Bujar Nishani shpreh ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta personale
dhe institucionale për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, kineastit, publicistit
dhe intelektualit të spikatur Teodor Laço:

 

“Me dhimbje të thellë
mësova për ndarjen nga jeta të intelektualit të nderuar Teodor Laço, një prej
shkrimtarëve më të shquar dhe përfaqësues të letërsisë bashkëkohore shqiptare,
që përveç përvijimit të një profili modern në krijimtarinë letrare, nuk u
tregua indiferent edhe ndaj zhvillimeve demokratike, duke u kthyer në një nga
zërat kryesore në jetën parlamentare shqiptare.

 

Me përgjegjësinë e
ngarkuar si ministër i kulturës, Teodori shpalosi një tjetër përmasë të
portretit të tij, duke ruajtur krejt infrastrukturën kulturore e duke zhvilluar
politika të mirëfillta për trashëgiminë kulturore dhe artistike shqiptare si
pjesë autentike e identitetit tonë kombëtar.  

 

I përjetshëm qoftë
kujtimi i Teodorit dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!” – nënvizohet në
mesazhin e Presidentit Nishani.