Presidenti Nishani fal Nazime Vishën

592
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka falur Nazime Vishën, vajzën e dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e Fiqiri Muçës , personit që e kishte dhunuar seksualisht që në moshën 14 –vjeçare. Falja e pjesës së mbetur të dënimit u dekretua me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Nazime Beqir Visha u dënua për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” më 8 maj 2013. Presidenti argumeton se dënuara ka kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë, dhe sipas akteve të Ministrit të Drejtësisë i mbetet për të vuajtur edhe 3 (tre) vite, e 9 (nëntë) muaj, e 21 (njëzetenjë) ditë burgimi (data e llogaritjes deri më 17.02.2016).
Kreu i shtetit sqaron se kam mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret e ligjit “Për faljen”, si dhe faktin sipas të cilit falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues. Tek kërkuesja Presidenti thotë se ka vlerësuar gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen.
Sigal