Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të OSBE

491
Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Spiro Koçi, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.
Dekreti që hyn në fuqi menjëherë mban numrin 9321 dhe hyn në fuqi sot, më 19.11.2015
Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”mbrëmjen e 30 shtatorit 2015, Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se pas mos lirimit të ambasadorit të OSBE-së në Vjenë, Spiro Koçi ishte një interes madhor.
“Ju garantoj, është interes i rëndësishëm shtetëror në rastin e OSBE-së” nënvizoi më shumë se një herë presidenti gjatë intervistës
Presidenti shtoi se ndonëse nuk mund ta bënte publike interesin shtetëror, kishte vënë në dijeni ministrin e Jashtëm për këtë. Ai gjithashtu shtoi se kandidatura e sjellë për në OSBE sëpari nuk plotëson kriteret në suazën e OSBE.
Sigal