Presidenti Nishani dekoron Kardinalin Ernest Troshani

495
Bashkë me urimin për pashkët për besimtarët ortodoksë dhe katolikë, Presidenti Bujar Nishani përcolli një urim për partitë politike në zgjidhje të ngërçit. “Presidenti i Republikës e ka dekretuar datën”, ishte qëndrimi i prerë i Presidentit Bujar Nishani. Ndërsa u shpreh optimist se politikanët me ndihmën e zotit dhe në respekt të njëri tjetrit do të orientohen për të gjetur zgjidhjen e duhur me më pak pasoja.

Situata politike, ka bërë që këtë vit, zyrtarët e lartë të mos i shmangin dot deklaratat politike. Nga Gjirokastra, ku ishte për të përcjellë urimet për festën e Pashkës, Nishani ishte i prerë me politikanët, lidhur me datën e zhvillimit të zgjedhjeve.

Nishani: Presidenti e ka dekretuar datën

Presidenti i Republikës komentoi edhe situatën politike në vend. Në formën e lutjes së ardhur prej tij, Nishani tha se me ndihmën e zotit dhe krerët e partive politke do të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja.

Nishani: Kisha dhe besimi dhe zoti janë ata që na japin forcë dhe besim. Unë nga ky vendi i besimit jam optimist që Shqipria dhe shqiptarët edhe politikanët edhe institucionet do të orientohen me ndihmën e zotit në radhë të parë edhe me dashuri dhe mirënjohje dhe respekt për njërit-tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur në mënyrën më të lehtë dhe më me më pak pasoja të mundshme. I uroj edhe atyre të orientohen në rrugën e zotit.

Për të vendosur shinat në udhëtimin drejt dialogut dhe zgjidhjet, janë zgjedhur Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi. Ndërkohë që PD ndodhet në ditën e 58 të protestës, burime për Ora News bënë me dije një ditë më parë se hapat e parë janë hedhur, takimi i parë është zhvilluar. Por ndihmë për të negociuar mes palëve është kërkuar edhe nga Partitë Parlamentare Europiane.
Sigal