Presidenti Meta, zhvilloi një takim me Kryesinë e Forumit Rinor të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë

700
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Kryesinë e Forumit Rinor të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe me zonjushat Blerina Shalari e Florentina Bedullaj, dy talente të spikatura nga rradhët e komunitetit me dëmtime në shikim, të diplomuara me titullin “Doktore Shkencash”.
Presidenti Meta, pasi u njoh me problematikat e këtij komuniteti, iu garantoi mbështetje e dialog të përhershëm dhe u angazhua të nxisë institucionet shtetërore dhe shoqërinë civilë t’iu kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.
Presidenti Meta vlerësoi pasionin, punën dhe këmbënguljen e dy studiueseve të reja të këtij komuniteti, Blerina Shalari e Florentina Bedullaj, për të qenë të dobishme dhe kontribuese për shoqërinë dhe vendin.
“Suksesi i tyre në fushën e kërkimit shkencor është një shëmbull i madh, pozitiv dhe i shkëlqyer për të gjithë rininë shqipare”, theksoi Presidenti.
Sigal