Sigal

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një vizitë mjeshtrit të madh të futbollit të Tiranës dhe Shqipërisë, Fatmir Frashërit, me rastin e festive të fundvitit.

Presidenti shkruan në faqen e tij zyrtare se së bashku me mjeshtrin Frashëri, uruan që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tonë.

Ja postimi i plotë i Metës:

I privilegjuar t’i uroja Vitin e Ri mjeshtrit të madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar, Fatmir Frashërit! Jetë të gjatë e shëndet kampionit të trefishtë tiranas si lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana! Uruam që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tonë.