Ballina Aktualitet Presidenti Meta viziton Kanalin e Suezit në Egjipt: I impresionuar!

Presidenti Meta viziton Kanalin e Suezit në Egjipt: I impresionuar!

565
Sigal

Presidenti Meta ka vizituar sot Kanalin e Ri të Suezit, një kanal artificial me gjatësi prej 163 kilometrash.

“I impresionuar nga vizita në Kanalin e Ri të Suezit, si dhe projekti ambicioz i ndërtimit të Zonës Ekonomike të Lirë në këtë rajon”, shkruan Kreu i Shtetit në faqen e tij zyrtare në Facebook teksa poston edhe disa foto.

Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detar për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Mesme.