Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Austri ka vizituar ambientet e shkollës ‘Apollogase’. Lajme është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit përmes Facebook.

Më tej Meta shkruan se ka mbetur i mahnitur nga ambientet e kësaj shkolle, ndërsa shton se ky është një model që duhet përhapur në Shqipëri.

Ja postimi i Metës:

Mbresëlënëse vizita në shkollën profesionale “Apollogasse”. Model i suksesit në edukimin profesional që i përgjigjet me cilësi tregut të punës.
Model për t’u ndjekur dhe përhapur në Shqipëri.????