Presidenti Meta te shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti në Durrës, zbulon bisedën me banorët: Detyrë prioritare është…

487
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit ka takuar edhe banorët e këtyre banesave, me të cilët thotë se ka biseduar për përballimin e pasojave të rënda. Ndër të tjera, Meta është shprehur se detyra prioritare në këtë situatë katastrofike është evidentimi me përgjegjësi të plotë i sigurisë së banesave.

“Sot në Armathë vizitova disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti dhe biseduam me banorët për përballimin e pasojave të rënda. Vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare”, shkruan Meta në “Facebook”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri