Presidenti Meta takon gjimnazistët nga Kosova

639
Sigal

Presidenti Ilir Meta është takuat sot me gjimnazistë nga Krusha e Madhe e Rahovecit në Kosovë.

Kreu i shtetit shprehet se bashkëpunimi mes të rinjve të dy vendeve do të sjellë zhvillim për Shqipërinë dhe Kosovën.

Postimi i plotë në Facebook i kreut të shtetit:

Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në Presidencë dhe më pas të kaloja një drekë të këndshme e interaktive me 30 gjimnazistë e mësues të tyre, nga Krusha e Madhe e Rahovecit, që përjetoi masakra nga më çnjerëzoret dhe që u martirizua në emër të lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Ende ruaj kujtime mbresëlënëse nga vizita ime e dy viteve më parë në shkollën e tyre që mban emrin e ndritur “Ukshin Hoti” dhe ndihem shumë i lumtur që sot këta të rinj e të reja, me rezultate të shkëlqyera në mësime janë miqtë e mi.

Bashkëpunimi i të rinjve të ditur do t’i japë mundësi më të mëdha për zhvillim vendeve tona dhe kombit tonë.