Presidenti Meta takohet me Presidentin Tramp

1061
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump në New York, në OKB, në kuadrin e pjesëmarrjes në sesionin e 73 të OKB-së. Në këtë takim, e pranishme ishte edhe Zonja e Parë e SHBA-ve, Melani Trump. Takimi i Presidentit Meta me Presidentin e SHBA-ve Trump është një vlerësim i Presidentit të SHBA për Shqipërinë dhe shpreh marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë edhe në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.