Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në kuadër të ditës botërore kundër HIV/AIDS theksoi se duhet vlerësuar kujdesi shëndetësor ndaj të prekurve me AIDS dhe duhet të solidarizohemi me ta.

Postimi i plotë i Metës:

Sot në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, ne vlerësojmë rëndësinë që ka kujdesi shëndetësor ndaj të prekurve prej saj, solidarizohemi dhe vazhdojmë të bashkojmë përpjekjet tona për të parandaluar duke ndërgjegjësuar dhe përmirësuar edukimin, në veçanti tek të rinjtë, në luftën kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje vërtet të rëndë. #WorldAIDSDay