Presidenti Meta pret Haradinajn: E inkurajova për vazhdimin e dialogut me Serbinë

629
Sigal

Kreu i Shtetit shqiptar Ilir meta priti në një takim kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Teksa komenton takimin Presidenti Meta shprehet se tema më rëndësi ishin forcimi i marrëdhënieve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore

“Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona”, shkruan Meta.

Ndër një rëndësi të veçantë edhe perspektiva evropiane e dy vendeve si dhe dialogut Kosovë – Serbi.

“I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit”, përfundon Meta.