Sigal

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, përshëndet konsensusin e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euroatlantike.

“Ky është një vendim i rëndësishëm historik për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit”, – vlerëson Presidenti Meta.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta përshëndet përkushtimin e Kryeministrit Zaev, si dhe të faktorit shqiptar të Maqedonisë, që mundësuan konsensusin e nevojshëm dhe i hapën vendit rrugën pakthim drejt NATO-s e BE-së.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht Maqedoninë e të gjithë fqinjët e saj në rrugën e integrimit euroatlantik”.