Ja shkrimi i plotë i Presidentit Meta

Ardhja në Tropojë është përherë një kënaqësi dhe emocion i veçantë. Sidomos kur marr pjesë në një aktivitet të spikatur kulturor kushtuar “Kcimeve të Tropojës në UNESCO”. Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos “Kcimet e Tropojës” nevojitet të promovohen nga institucionet tona, nga ato lokale e deri në shtetërore, për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.


Arritjen që kemi realizuar me Iso-polifoninë e Jugut në UNESCO ta pasojmë edhe me zhanre të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës.🇦🇱