Sigal

Presidenti i Republikës, Meta po merr pjesë në kremtimet e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni.

Gjatë një vizite në Shkupin e vjetër Presidenti Meta përmes një postimi në rrjetin facebook shpreh se sëbashku me z.Ali Ahmeti takuam dhjetra motra e vëllezër të një gjaku, me të cilët uruam 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Ja postimi i plotë i Metës:

Së bashku me liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti dhe udhëheqës të tjerë politikë të shqiptarëve në Maqedoni, gjatë një vizite në Shkupin e vjetër, takuam dhjetra motra e vëllezër të një gjaku, me të cilët uruam 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe nderuam veprën e lavdishme të qindra patriotëve shqiptarë që nga epoka e Skënderbeut e deri më sot, të realizuar mjeshtërisht në mozaikun e këtij qyteti.???