Sigal

Nga Ilir Meta

Për rezultate të larta në futbollin shqiptar, duke paraqitur gjithmonë vlerat, shpirtin sportiv dhe konkurrencën e drejtë në këtë sport të bukur dhe popullor, si dhe për përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare, që kulmon në barazimin historik 2-2 në ndeshjen me ekipin e famshëm “Ajax” të Amsterdamit, pata sot kënaqësinë të nderoja me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, ekipin bardheblu të futbollit, “17 Nëntorin” e vitit 1970.