Presidenti Meta: Instituti i Inovacionit në San Marino në dobi të të rinjve të talentuar shqiptarë

598
Sigal

Presidenti Meta në një status në rrjetin social Facebook ka shprehur kënaqësinë e vizitës në Institutin e Inovacionit në San Marino dhe mbi të gjitha shprehet se është në  në dobi të të rinjve të talentuar shqiptarë dhe institucioneve tona të kësaj fushe.

Me shumë kënaqësi dhe interes të veçantë vizitova Institutin e Inovacionit në San Marino, një qendër e rëndësishme e start-up në përgatitjen e të rinjve dhe të ardhmen e tyre në këtë fushë. Një mundësi e shkëlqyer për të nxitur bashkëpunimin tonë dypalësh, veçanërisht në dobi të të rinjve të talentuar shqiptarë dhe institucioneve tona të kësaj fushe.