Presidenti Meta inkurajon të rinjtë: Rikthehuni te libri e leximi, për plotësimin e ëndrrave

503
Sigal

Në Ditën Ndërkombëtare të librit, Presidenti Ilir Meta ka ikurajuar të rinjtë që t’u rikthehen librave dhe leximeve si mënyra më e mirë për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave të tyre.

Presidenti, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj.

Postimi i plotë i Metës:

Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.
Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale.