Presidenti Meta falënderon Albin Kurtin dhe Isa Mustafën për ndihmën pas tragjedisë së 26 nëntorit: Kosova, shembull i mirëqeverisjes

440
Sigal

Ditën e djeshme Presidenti i vendit Ilir Meta, ishte në Prishtinë, ku u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti dhe kryetarin e LDK Isa Mustafa.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook Presidenti i vendit i falenderon ata për solidaritetin e treguar dhe ndihmën konkrete në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti.

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse.

Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, shkruan Meta në Facebook.

Dje Meta në Kosovë i dha “Medaljen e Artë të Shqiponjës” Task Forcës së Kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Po kështu nuk la pa dekoruar edhe qenin e forcave të shpëtimit të Kosovës.