Sigal

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato

DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6168 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 14 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:

Neni 1

Zonja Sonila Qato, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.