Sigal

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Zëvendëskryeministres, znj. Senida Mesi

DEKRET PËR SHKARKIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6164 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 7 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:

Neni 1

Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministër, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.