Sigal

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6176 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 19 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Besa Shahini, emërohet ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11042
Tiranë, më 09.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META