Presidenti Meta bën homazhe në nderim dhe respekt të ish-futbollistit të shquar, Vasillaq Zëri: Magjistar i topit

510
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta bëri sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të futbollit dhe sportit shqiptar, ish-futbollistit të “Dinamos” dhe të Kombëtares, Vasillaq Zëri, duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt para trupit të të ndjerit.

Pasi i shprehu ngushëllimet familjes Zëri, të afërmve dhe kolegëve, Presidenti Meta, ndër të tjera vuri në dukje para përfaqësuesve të mediave të pranishme:

“Është një humbje shumë e madhe dhe tepër e parakohshme për të gjithë sportdashësit, për të gjithë botën e futbollit.

Me nderim të veçantë por edhe trishtim të thellë u përula sot për herë të fundit përpara Vasillaq Zërit, këtij futbollisti të madh e të paharruar të viteve ’70-’80, i cili jo vetëm njihej si magjistari i topit, teknikës dhe driblimit, por edhe si gjeneratori i kompozimit të trios së jashtëzakonshme Zëri, Përnaska, Ballgjini, që la gjumë të pashlyera në futbollin shqiptar.

Ne do ta nderojmë Zërin edhe si trajner e edukator i fëmijëve dhe brezave të rinj me futbollin, por edhe me vlerat më të mira qytetare.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe sportdashësve për këtë humbje të madhe!

I përjetshëm kujtimi i Zërit!”, – u shpreh Presidenti Meta.