Presidenti Ilir Meta priti sot zëvendëskryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Jusuf Bajraktari

33
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim zëvendëskryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), z.Jusuf Bajraktari.
Presidenti Meta vlerësoi ASHAK, si një institucion me kontribute të mëdha në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të gjuhës e kulturës tonë kombëtare, të historisë e të arsimit shqip.
Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar Skëndërbeut, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e veçantë, që akademitë e dy shteteve tona, duhet të bashkëpunojnë për organizimin e veprimtarive kryesore të festimeve të këtij viti jubilar, duke patur në konsideratë edhe dy përvjetore të rëndësishme, kremtimin e 140-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe 110-Vjetorin e Kongresit të Manastirit.