Presidenca publikon listën e 13 kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

505
Sigal

Institucioni i Presidentit ka shpallur sot 13 kandidatë, të cilët do të garojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenca njofton se aplikantët do t’i dërgohen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit sipas procedurave ligjore.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

  1. Z. Alban Brati
  2. Znj. Arta Vorpsi
  3. Z. Avni Shehu
  4. Znj. Elsa Toska
  5. Znj. Fiona Papajorgji
  6. Z. Ilir Mustafaj
  7. Znj. Irena Reso
  8. Znj. Kestrin Katro
  9. Z. Klodian Rado
  10. Z. Kostandin Kazanxhi
  11. Znj. Marsida Xhaferllari
  12. Znj. Mimoza Qinami
  13. Znj. Valbona Bala (Pajo)

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.