Preshevë, Jonuz Musliu: Bujar Nishanin do ta presim si presidenti ynë!

534
Preshevë, 7 mars – Me ftesë të kryetarit te komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, Presidenti shqiptar Bujar Nishani sot do të vizitojë Luginën e Preshevën. Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” nga kabineti i presidentit shqiptar, respektivisht nga këshilltari i presidentit Nishani prof.dr. Flamur Gashi, ai ka konfirmuar vizitën e presidentit Nishani, që do të bëjë në Lugines se Presheves.

Në anën tjetër Presheva dhe Bujanoca tashme janë pushtuar me flamuj kuqezi dhe billborda te presidentit shqiptar Bujar Nishani me mbishkrimet “Mirë se na vjen president!..”

Këtë vizitë të shumëpritur të Kreut të Shtetit Shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Ish-kreu politik i UÇPMB-së dhe aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe KKSH-së z.Jonuz Musliu per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka dekalruar se “Kosova Lindore sot ka festë. Këtë feste e kemi pritur me shekuj që të na vizitojë një president shqiptar në Luginën e Preshevës dhe ja, më në fund u realizua ëndrra jonë. Ardhja e Nishanit në Bujanoc dhe Preshevë ka një domethënie të madhe, është një vizitë historike, vizitë e mileniumimi tonë, meqë ky shekull do të jetë i shqiptarëve.”

Musliu në këtë intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka sqaruar se “Nikoliçi nuk është Presidenti, por Nishani për shqiptarët e Luginës. Nishanin, ne nuk e presim si president te Shqiperisë, por të shqiptarëve. Si mund ta quajmë Nikoliçin, presidenti ynë, kur ai na e kthen pushkën, kur kërkon luftë me shqiptarët?!. Ai, sikur të ishte vërtet president i yne, do ta kishte vizituar bile një herë Preshevën. E dini se gjatë historisë së Luginës së Preshevës, kurrë këmba e ndonjë Presideni të Serbisë nuk ka shkelur ?!..”

“Prandaj, zoti Nishani është edhe Presidenti ynë, të cilit i dëshirojmë mirëserdhje si në shtëpinë e tij, bukë – kripë e zemër. Institucionet tona lokale, shoqatat e qytetarët, të gjitha përgatitjet i kanë bëre nga tapeti i kuq deri tek kërkesat tona për Presidentin e shqiptarëve“, ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” z. Musliu.

Se çfarë do të bisedojë dhe kërkojë nga Presidenti Nishani, Musliu në vazhdim ka pohuar se “bisedat do të përqëndrohen kryesisht rreth intensfikimit te bashkepunimit dhe vizitave me të shpeshta mes Tiranës dhe Preshevës. Natyrisht do të prezantojë problemet, shqetësimet tona në rrafshin kombëtar përballë politikave diskriminuese nga Beogradi. Derisa serbët kërkojnë ndihmë nga vëllezërit rus armatim, tanke e MIG luftarak, ne do t’i kërojme nga vëllezërit tanë shqiptare ne Tiranë përmes presidentit Nishani lapsa, fletore dhe libra…”

Musliu ne fund ka theksuar se “nga Nishani si nje president i nje vendi, tashme me ndikim, anetare e NATO-s si nje faktor kyq i paqes dhe stabilitetit ne rajon, qe në bashkepunim nderkombëtarët te ushtrojne presion ne Serbi për të njohur diplomat e studentëve ku Beogradi dhe Prishtina qe 5-6 vjet luajne pingpong politik ne Bruksel me shqiptaret e Luginës duke avancuar statusin e serbëve në Kosovë..”
Sigal