Prerja e pyjeve, bllokohen dy automjete me dru në Bulqizë

688
Sigal

Policia e Bulqizës gjatë natës së djeshme ka bllokuar dy automjete me lëndë drusore në Ternovë të komunës Zerqan. Dy makinat me lëndë drusore që po transportonin dru të prerë në zonën pyjore të fshatit janë bllokuar nga ana e policisë pas sinjalizimit të drejtorisë së pyjores në Bulqizë për transportim pa leje të lëndëve drusore me qëllim përfitimi. 

Më pas sasia e lëndës drusore të prerë është dërguar në komisariatin e Bulqizës për hetime të mëtejshme. 

Policia lokale bën me dije se ky është rasti i katërt në dhjetë ditët e fundit që kapen makina me lëndë drusore. 

Ndërkohë, në të gjithë territorin e rrethit të Bulqizës po punohet për të parandaluar dhe bllokuar prerjet e paligjshme në pyje