Premtimet e pambajtura të ‘Rilindjes’, asnjë investim në infrastrukturë në Lezhë

531
Sigal

U kishin premtuar banorëve ndërtimin e rrugës, por pas marrjes së pushtetit askush nuk u kujtua më për ta. Këtë ndjesi të keqe e ka pasur mbështetësi i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati për deputet i sajë në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23-qershorit Eduart Ndocaj. Pasi ka ndjerë zhgënjimin që ka pësuar nga kjo qeveri, Ndocaj rikthehet sërish para banorëve të cilëve u premtoi. Me fondet e tijë personale Ndocaj ka nisur hapjen e rrugës që mbante të izoluar prej dekadash 100 banorë banorët e fshatit Lalm Lukaj në Komunën Kolsh të Lezhës. Mjetet janë vënë në punë për hapjen e 1.5 kilometrave rrugë, të cilat do të lidhin këtë fshat me aksin kryesor drejt Lezhës. Pas ndërhyrjes pretendohet se ky segmenet do të jetë i kalueshëm për të gjitha automjetet. Banorët e këtij fshati deklarojnë se politikanët u kanë premtuar gjithnjë, por asnjëherë nuk është ndërhyrë, ndonëse zgjidhja ishte kaq e thjesht sa vjen nga një individ i vetëm. Banorët e këtij fshati kanë falënderuar Ndocajn për mbështetjen e dhënë për ta, pasi kjo rrugë ka qenë kthyer në një gangrenë për jetesën e tyre. Ka mbështetur fushatën e Socialitëve në zgjedhjet e 23-qershorit dhe kjo rrugë ka qenë premtimi i tyre, por qeveria harroi pas marrjes së mandatit, Donatori Eduart Ndocaj shprehet se ky ishte një detyrim ndaj këtyre banorëve.”Kam qenë në takim në fushatën e 23-qershorit bashkë me Mimi Kodhelin kur ju kemi premtuar banorëve për hapjen e rrugës, por ajo pasi mori votat nuk mbajti asnjë premtim duke mos ju hapur as telefonin mua dhe socialistëve lezhjanë. Kjo është një situatë e pa tolerueshme pasi kjo qeveri nuk ka mbajtur asnjë premtim, duke i mashtruar qytaret e Lezhës të cilën votuan rilindjen, porn ë të vërtete në këtë rilindje ka lindur vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi kjo forcë politike në Lezhë ka marrë 90% të pushtetit. Unë nuk do të ndalem duke mbështetur këta banorë të cilët i mashtruam në emër të rilindjes, do të jap kontributin tim privat dhe do të ndërhyjë në të gjitha zonat ku ka problem. I bëj thirrje qeverisë që të kthejë vëmendjen nga Lezha, pasi fshatrat e kësaj zone I kanë lënë në harrese duke bërë që banorët të largohen nga këto zona me potenciale të mëdha ekonomike”. Tha Ndocaj. Fshati Lalm Lukaj në Lezhë është një zonë malore, por që mbart bukuri të veçanta natyrore, të cilët mund ti japin një hov të madh zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Me hapjen e këtij segmenti rrugor banorët pritet që të kthen sërish në vendlindjen e tyre, duke shfrytëzuar këtë zonë edhe për hapjen e aktivitetëve të ndryshme që i shërbejnë zhvillimit të turizmit në fshatin Lalm Lukaj.