Prej disa javësh jashtë shërbimit, ekografia në poliklinikën nr 1, 4 muaj e inaugurauar nga Rama dhe Beqja

571
Sigal

4 muaj pas inagurimit nga kryeministri Rama dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në poliklinikën nr 1 nuk punon ekografia prej disa javësh. Denoncimi ka ardhur në Ora News nga qytetarët e Tiranës, të cilët nuk kryejnë ekzaminimet bazë. Mosfunksionimi i aparaturës bën që mjekët të orientojnë pacientët në qëndra të tjera shëndetësore.

Në poliklinikën nr 1 të specialiteteve, inagurimi i të cilës është bërë 4 muaj më parë, nuk punon ekografia.

Denoncimi ka mbërritur  nga qytetarë të Tiranës, të cilët kanë filmuar momentin ku stafi mjekësor i kësaj poliklinike bën me dije që nuk mund të kryhet asnjë grafi dhe asnjë eko për shkak se aparaturat nuk funksionojnë.

Në këto kushte qytetarët orientohen për kryejne e ekzaminimeve përkatëse në poliklinikën nr 3 të specialiteteve.

Gazetarja: Më falni që ju shqetësoj, nëqoftëse da të bëj një eko ose grafi..

Mjekja: Tani për tani i kemi të dyja të prishura.

Gazetarja: Edhe eko, edhe grafia?

Mjekja: Edhe eko, edhe grafia. Ja që ndodhin edhe këto. Do të shkoni tek Dispanceria nëqoftëse doni për skopi apo çfarë keni tjetër, ndërsa për eko tek Qëndrorja, Ambulanca Qëndrore.

Mjekja tjetër: Merrni një numër këtu tek gocat tek Informacioni që të mos mundoheni dhe pyesni është rregulluar, nuk është rregulluar.

Kjo poliklinikë është një ndër më të mëdhat në Tiranë, që u shërben rreth 300 mijë banorëve.

Ora News pyeti Ministrinë e Shëndetësisë për këtë çështje dhe burimet zyrtare të këtij institucioni thanë se qytetarët nuk do të mbeten pa marrë shërbim si në kohën e Saliut kur nuk kishte kontratë mirëmbajtje.

“Sot për çdo defekt, ato rregullohen në kohë rekord brenda kushteve të kontratës” thanë burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.