Prej 2 vitesh, ka nisur dhe vazhdon zbatimi i plotë i strategjisë së AKU

532
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, prej dy vitesh ka krijuar një profil pune aktiv, duke e ushtruar këtë veprimtari si “punë ditore”, si kontrolle të përqendruar, si kontrolle sezonale, me indicie prej informacioneve të dërguar prej konsumatorit e institucioneve shtetërore ligj-zbatuese rajonale e të pushtetit lokal. Në 2 vjetët e qeverisjes “Rilindja”, mund të thuhet dhe duhet theksuar fakti, që tregu dhe prodhimi ushqimor kanë “rilindur”. Tregjet në Shqipëri, jo vetëm në qendrat e rretheve, por edhe ën qytete, në akset rrugore e madje edhe tregjet zonale (ish-pazaret) , , tregu ka marrë pamje tregu, duke eleminuar pothuajse totalisht nga qendrat e banuara shitjet në rrugë, në karroceri makinash e karrocash, në kosha mbi samarë kafshësh, në thasë, kova, fuçi e legenë, në bagazhe auto-veturash, në trotuare pallatesh, anës kanaleve të ujërave të zeza, në stacione autobusi etj., siç tregtohej deri përpara dy vitesh, kur AKU ekzistonte në borderonë e shtetit, kapardisej në zyra luksoze, shpenzonte fonde nga taksat e shqiptarëve, por kishte lejuar një treg “pisllëk” me rrezik dhe pasoja për shëndetin e popullatës. Deri dy vite më parë, prodhimi agro-ushqimor kishte një pamje pazaresh të përpara 70 viteve, ndërsa sot, me programet dhe projektet rilindëse të ideuar, hartuar e zbatuar nga ekipi i AKU në bashkëveprim me bashkëpunëtorët dhe ekspertët e ofruar prej saj, referuar edhe rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare të kontrollit e sigurisë ushqimore si eksperiencës së homologëve të vendeve të huaj, me të cilët AKU e Shqipërisë ka bashkëpunim intensiv., në drejtimin e zotit Afrim Bakaj në qendër dhe të 12 drejtuesve të përkushtuar në 12 qarqet e vendit, , veprimtari shërbimi, nga kontrollet rutinë e të planizuar në sezone “pikë” në tregjet dhe prodhimet ushqimore, me përparësi kontrollet në pikat kufitare e dogana, për monitorimin, vrojtimin dhe kontrollin e të cilave AKU ka një kujdes dhe projekt të detajuar e të specializuar, me bazë bashkëpunimin me institucionet e vendeve prej nga importohet produkti, kafshët, apo lënda e parë ushqimore. 
———————————————
Mbështetja prej qeverisë
Qeveria “Rilindja”, me nisëm e kryeministrit Edi Rama, ka konceptuar dhe ndërtuar e referuar për AKU një platformë shtetërore për kontrollin ushqimor, me synim të vetëm sigurinë e produkteve që futen në tregje nga prodhimi dhe tregjet vendase e të huaja dhe që çdo ditë shkojnë si ushqim tek konsumatori. Kjo platformë është një linjë bashkëpunimi, që ne po e zbatojmë, duke e detajuar dhe konkretizuar në një platformë pune të shërbimit tonë praktik e ligjor si AKU në institucion si drejtim dhe në terren, si zbatim
——————————————–
Kualifikimi me trajnime ndërkombëtare
Një objektiv shumë i rëndësishëm jo vetëm i AKU, në kuadër të rritjes së kapaciteteve tekniko-profesionale, kanë qenë edhe trajnimet e ndryshme të stafit brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë organizuar nga organizma ndërkombëtar si; TAIEX, EFSA, Projekti i BE (i atashuar pranë AKU) dhe këto trajnime, kanë rritur në mënyrë të ndjeshme jo vetëm performancën e inspektorëve gjatë kontrolleve zyrtare por edhe cilësinë e tyre. Është punuar me ritme të shpejta dhe në kuadrin e bashkëpunimeve me vendet e tjera, prej nga të cilat vijnë një pjesë e produkteve ushqimore në Shqipëri
——————————————-
Ja 24 qytetet, ku AKU po standardizon kontrollin në tregjet ushqimore
1. Tepelenë
2. Patos
3. Burrel
4. Ballsh
5. Bulqizë
6. Memaliaj
7. Maliq
8. Velipojë
9. Këlcyrë
10. Cërrik
11. Divjakë
12. Peqin
13. Belsh
14. Përmet
15. Malësi e Madhe
16. Reskovec
17. Selenicë
18. Fushë-Krujë
19. Ersekë
20. Devoll
21. Delvinë
22. Shëngjin
23. Rrogozhinë
24. Ura Vajgurore
———————————————
Strategjia e AKU, për të vendosur dhe zbatuar standarde europiane të kontrollit aktiv, bashkëpunues, gjithëpërfshirës e profesional
1. Njohja me legjislacionin përkatës në fuqi, lidhur me sigurinë ushqimore, duke i mëshuar detyrimeve të tregut, për zbatim standardesh në mbrojtje të konsumatorit
2. Burimet e furnizimit të distributorëve të produkteve me shumicë (importe-prodhim vendas)
3. Trajtimi i informacionit mbi tregun e produktet ushqimore për fëmijë të moshave 0-6 vjeç
4. Burimet e furnizimit të tregjeve me produkte direkt nga qendrat e grumbullimit dhe pikat prodhuese stinore
5. Kontrolli i industrisë prodhuese e përpunuese agro-ushqimore në vend, në gjithë procesin deri në prodhimin dhe hedhejn në treg të produktit
6. Kontrolli i administrimit të produkteve në magazinat me shumicë
7. Kontrolli në njësit tregtare me shumicë e pakicë, për afatet e skadencave të publikuara në etiketa, por edhe me sondazhe-testime cilësie e sigurie produktesh
8. Kontrolli i produkteve të hapura (të pa ambalazhuara) të tregut fshatar dhe tregut zonal javor (ish-pazaret)
9. Higjiena në tregjet e hapur që tregtojnë produkte pa mjedise të mbyllura e pa ambalazh
10. Profilizimi i tregjeve ushqimore, sipas llojeve ose grup llojeve të produkteve
11. Kontrolli në pikat doganore i origjinës, kohës së prodhimit, cilësisë, sigurisë, jetëgjatësisë dhe ligjshmërisë dokumentare të produkteve ushqimore të industrializuar e lëndë të para në dogana
12. Kontrolli mbi produktet e konsumit të përditshëm masiv, në tregun e brendshëm
13. Kontrolli e ushqimeve të pa përpunuara, me origjinë shtazore
14. Informacion konkret për konsumatorin mbi veprimtarinë e AKU në kontrollin dhe zbatueshmërinë e detyrës dhe ligjeve në tregje
15. Sensibilizimi i popullatës, në lidhje me kontrollin cilësisë së ushqimeve dhe denoncimi i abuzimeve në AKU e në institucione të tjerë qendror e lokal
16. Të drejtat themelore të konsumatorit, si detyrim që garantohen dhe mbrohen me ligj gjatë blerjes së produkteve dhe ofrimit të shërbimit në tregun e lirë, duke garantuar gjithë informacionin për të dhënat e produktit dhe detyrimin për të manifestuar etikë nga shitësi, pronari i tregut, prodhuesi dhe furnizuesi i produktit.
17. Informimi dhe orientimi prej strukturave të AKU, i konsumatorëve që kërkojnë produkte ushqimore me çmime të lira, duke e futur konsumatorin në kontakt me fermat, qendrat e grumbullimit dhe linjat e përpunimit masiv.
18. Ndërgjegjësimi i konsumatorëve, për të zgjedhur produkte të shëndetshme e të sigurta. 
19. Referimi, implementimi dhe zbatimi i politikave të BE-së, si rekomandim dhe detyrim për rritjen e eficensës në veprimtarinë kontrolluese e menaxhuese të sigurisë ushqimore në tregjet e copëzuar e lokal nëpër njësi banimi, deri në momentin kur të arrihet unifikimi dhe funksionimi i mirë i një tregu të vetëm.
20. Konsumatorët duhet të dinë, se ligji e ushqimit detyron tregun dhe prodhuesin ushqimor, që produktet që ofrojnë në Shqipëri, duhet të shoqërohen me etiketa të qarta e shpjeguese në gjuhën shqipe.
21. Kërkesat për higjienën dhe sigurinë e ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë
22. Kontrolli i mbrojtjes së bimëve si dhe shëndeti i kafshëve e produkteve që konsumatori merr prej tyre.
23. Detyrimet e operatorëve të biznesit të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë, për higjienën dhe sigurinë e këtyre ushqimeve;
24. Detyrimi për regjistrimin e treguesve gjeografikë dhe emërtimin e origjinës së kontrolluar
25. Kërkesat e përgjithshme për mënyrën e etiketimit të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë
26. Kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë
27. Kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve të reja dhe të ushqimeve të reja për kafshë;sistemin e kontrollit zyrtar të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;
28. Sistemi i laboratorëve dhe funksionimi i tyre, si qendra të autorizuar për analiza produktesh dhe të laboratorëve të referencës.
29. Problemet që ndeshen dhe trajtohen, lidhur me kafshët, me mirërritjen, marrjen e produkteve cilësore prej tyre si dhe sigurinë e këtyre produkteve në procesin e tregtimit, si probleme që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me konsumatorin.
30. Bashkëpunimi e bashkëveprimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). me institucionet shtetërore ligjbërës, ligj-zbatues, ligj-kontrollues, por dhe me shoqatat e konsumatorit, të prodhuesve e tregjeve ushqimorë, si dhe me shoqërinë civile për përmbushjen e çdo detyrimi ligjor në lidhje me futjen dhe zbatimin e standardeve të BE në tregjet dhe ushqimet.
————————————————————–
Drejtuesit, ekspertët dhe inspektorët e AKU, çdo ditë në treg
Kudo ku prodhohet, transportohet, importohet, eksportohet, përpunohet e tregtohen produkte ushqimore. Drejtuesit, bashkëpunëtoret, ekspertët dhe inspektorët e AKU të drejtorisë qendrore, AKU në qarqe dhe strukturave në qytete e zona gjenden përditë me veprimtarinë e tyre në tregje, dogana, pika kalimi kufiri dhe qendra prodhimi të produkteve ushqimore që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, nga vrojtimet në tregjet e voga e të mëdha publike dhe nga testimet e bëra me konsumatorët (qytetarët), na rezulton se veçanërisht gjatë viteve 2014-2015, AKU po vepron aktivisht dhe me eficensë brenda “botës” së prodhim-tregtim-konsumit ushqimor dhe këtë realitet ndryshimi në veprimtarinë e AKU e konfirmojnë së pari qytetarët, tek të cilët përditë e më tepër në dy vitet e fundit, po krijohet e po fiksohet bindja e qëndrueshme, se kontrolli shtetëror ndaj ushqimeve është prezent e veprues, pa asnjë tolerancë, duke gjurmuar çdo produkt e qëndrim abuziv me to, realizuar kjo në bashkëpunim me institucionet e tjera kontrolluese e ligj-zbatuese të pushtetit qendror dhe lokal që kanë tregjet në territorin e tyre administrativ. 
—————————————–
AKU, bashkëpunim me subjektet tregtare e prodhuese
Për herë të parë, AKU ka futur një element shumë funksional në shërbimin e kontrollit mbi ushqimin, duke hartuar dhe zbatuar një plan bashkëpunimi të detajuar me subjektet prodhuese e tregtare, për të menaxhuar me vigjilencë e korrektësi sigurinë e lëndëve të para dhe të produkteve ushqimore që tërheqin nga tregu vendas e importi. Në këtë bashkëpunim, prioritet i është dhënë ndërgjegjësimit, qartësisë dhe detyrimit ligjor ndaj të prodhuesit ushqimor shqiptar, që të bëjnë kujdes për të krijuar siguri në ushqimin që prodhojnë e madje edhe gjatë fazave të sigurisë së këtij produkti, deri sa e çojnë në treg. 
———————————————–
Ja 8 standardet bukës së sigurtë 
1. Buka duhet të jetë e shndritshme, e padjegur dhe pa të çara në kore 
2. Korja e bukës shumë e zezë flet për pjekje mbi normën e lejuar ( deri në 210 gradë celsius) 
3. Tuli nuk duhet të jetë i qullët 
4. Tuli i bukës i qullët tregon se buka është prodhuara me grurë në fazë të mbirë 
5. Buka e zezë duhet të përmbajë ashkla të rrëshqitshme në trupin e bukës 
6. Buka e pjekur në temperaturë mbi 220 gradë celsius është me rrezik për shëndetin 
7. Buka duhet të konsumohet të paktën 5 orë pasi ka dalë nga furra e pjekjes 
8. Konsumi ditor i fibrës nuk duhet të kalojë masën 7-9 gram. 
Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 10.12.2015
Sigal