Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha ka firmosur koncesionin e 9 tetorit 2014

607
Në debatin që ka hapur prefektja se ajo nuk ka firmosur ligjshmërinë e koncesionit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, për parkimin me pagesë të rrugëve në Vlorë, zbardhen dokumente, të cilat dëshmojnë se rrëzohet argumenti i saj, se gjoja nuk ka patur dijeni për koncesionin që ka dhënë Këshilli Bashkiak i Vlorës, por shkresën në datën 22 dhjetor 2014 e paska firmosur Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, pa dijeninë e saj. Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, jo vetëm e ka ditur, por e ka firmosur këtë koncesion. Në shkresën me lëndë “Shprehje për ligjshmërinë e vendimeve të Këshillit Bashkiak të Vlorës” me numër protokolli 3562 datë 17.10.2014 prefektja Eljona Hoxha ka firmosur vendimin numër 2 të Këshillit Bashkiak të Vlorës, numër 45, datë 09.10.2014 “ Për miratimin e dhënies me koncension për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë” vlerësohet i ligjshëm. Më vonë prefektja, duke patur dijeni të plotë, ka porositur, autorizuar sekretarin e përgjithshëm të Prefekturës, që në datën 22.12.2014 të firmosë në mungesë të saj. Sipas Ligjit numër 8652, datë 31 korrik 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor” verifikimi i ligjshmërisë së akteve të miratuara nga organet e qeverisjes vendore në komuna, bashki, qark, nga prefekti bëhet duke zbatuar procedurën: a) Çdo organ i qeverisjes vendore është i detyruar të depozitojë te prefektja/i të gjitha aktet me karakter normativ, brenda 7 ditëve nga data e shpalljes së tyre. B) Marrja dijeni nga prefekti për aktin e depozituar nga organi i qeverisjes vendore vërtetohet me regjistrimin e tij në zyrën e protokollit të prefektit. C) për çdo akt të regjistruar në zyrën e protokollit, prefekti detyrohet të shprehet për ligjshmërinë e tij brenda 10 ditëve nga data e regjistrimit.
Sigal