Prefekti Deliallisi shpërndan kopjen e aktit të Pavarësisë

503
Sigal

Elbasan- 100-vjetori i Pavarësisë është festuar dhe në qytetin e Elbasanit, por ndryshe nga aktivitete e ditëve të para, ku ishin të mbështetura nga Bashkia e Elbasanit. Sot 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është organizuar nga Prefektura e Elbasanit nën kujdesin e veçantë të Prefektit, Shefqet Deliallisi në bashkëpunim me Qarkun e Elbasanit. Këto dy institucione kanë organizuar dje një ceremoni festive në kuadër të kësaj dite të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Kokteji i organizuar nga këto dy institucione ka mbledhur pjesëmarrës nga të gjitha institucionet e qarkut. Fjalën përshëndetëse të këtij takim e hapi vetë kreu i Qarkut të Elbasanit, Eugen Isai, i cili ka uruar gjithë shqiptarët në këtë dit të rëndësishme të 100-vjetorit të Pavarësisë si dhe ka falënderuar komisionin e ngritur për organizimin e aktiviteteve për këto festa të rëndësishme. Ndërsa prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi e ka konsideruar  shekullin e Pavarësisë si shekullin e bashkimit kombëtar. Në fund të kësaj ceremonie Prefekti Deliallisi ka shpërndarë kopjen e Aktit të Pavarësisë për të gjithë pasardhësit historik të Elbasanit.