Pranvera Skana, konsullja e re e shqiptarëve në Britani, me një CV më dinjitoze, se ajo e një ambasadori

2936
Stigmatizimet, se pas emërimit të saj në Ambasadën Shqiptare në Londër, kanë të bëjnë me implikime politike, nuk vlejnë fare në këtë rast. Pranvera Skana ka një CV të rëndësishme në jetën publike në vend. Ajo ka një eksperiencë të madhe në media, si gazetare në gazetën “Albania”, “Telegraf” “Koha Jonë”, “TVA”, “Top Media” etj. Në të njëjtën kohë, që prej vitit 2006, ajo është pedagoge e Komunikimit në Universitetin e Shkodrës dhe atë të Tiranës. Skana, ka qenë mjaft aktive edhe në shoqërinë civile. Emërime të tilla në poste të rëndësishme nuk janë as më pak e as më shumë se një vlerë që duhet promovuar fort se sa për t’u dekurajuar. Ajo ka studiuar për Gazetari dhe më pas ka kryer studimet Master në Britaninë e Madhe, si dhe mban gradën “Doktor” në Shkencat e Komunikimit që prej vitit 2014. Pranvera Skana, kjo katolike mirditore, ka marrë përmes këtij posti diplomatik veçse meritën e profesionalizmit të saj të ushtruar prej kaq vitesh. Shpresojmë shumë që emërime të ngjashme të identifikohen dhe të mbështeten sa më shumë, pikërisht nën emëruesin e meritokracisë, si në këtë rast.
Sigal