Prangoset shoferi nga Tirana

446
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Lushnje – Fier.

Sipas policisë, shtetasi B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar kamionin tip “Iveko” ka aksidentuar për vdekje shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuar mjetin kamion tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.