Prangoset shoferi i dehur në kundravajtje, fatmirësisht shmanget tragjedia

503
Sigal

Një drejtues mjeti ka rënë në pranga në kryeqytet, pasi në gjendje të dehur ecte në kundravajtje. Ngjarja në fjalë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Unazën e Tiranës. Në një video të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ nga Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja ‘Pro Jetës’ shihet se forcat policore kanë kapur shoferin ‘rebel’, duke parandalua në kohë ndonjë tragjedi në rrugë.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprën penale ‘shkelje të rregullave të qarkullimit’ dhe ‘drejtim të mjetit në gjendje të dehur’.

Një rast i ngjashëm, por që nuk u parandalua, ndodhi edhe pak kohë më parë, ku 36-vjeçari Dashnor Delialliasi, në gjendje të dehur dhe kundravajtje në autostradën Tiranë-Durrës shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e tre vajzave, e për pasojë humbi dhe vetë jetën.