Prangoset personi i dyshuar për grabitjen në Kamëz

531
Uniformat blu kanë prangosur një person të dyshuar për grabitjen me armë mbrëmjen e djeshme në Kamëz. Kujtojmë këtu faktin se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin një supermarket. Grabitësit kanë hasur në rezistencën e shiteses së supermarketit, 19-vjeçares I.D., të cilën e kanë qëlluar me armë zjarri dhe e kanë plagosur në këmbë. E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sigal