Pranga shqiptarit në mes të Athinës, u kap me 105 kg kanabis

496
Një shtetas shqiptar është arrestuar te merkuren pasdite në Elefsina, në hyrjen perëndimore të Athinës, i akuzuar për transport droge me qëllim trafikun. Për të njëjtat akuza janë shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë, një grek, një ukrainas dhe dy shqiptarë.

Arrestimi u bë i munduar pasi shërbimi antidrogë kishte kryer investigimet e nevojshme dhe kishte identifikuar gjithë skemën e trafikut dhe pjesëtarët e grupit.

25 vjeçari shqiptar u ndalua në stacionin e taksës rrugore në Elefsina.

Në makinën e tij u gjetën 105 kg kanabis, e paketuar në 20 thasë plastmasi.

Siç njofton policia, droga ishte marrë në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në zonën e Igumenicës. 25 vjeçari vepronte nën urdhërat e dy bashkatdhetarëve të tjerë që po kërkohen, ndërsa greku dhe ukrainasi kishin për detyrë të garantonin transportimin e sigurt të kanabisit, për në destinacion
Sigal