Pranga shqiptarit, i gjejnë laboratorin e drogës në shtëpi me 32 kg heroinë

616
Autoritetet italiane kanë arrestuar në Brembate, Como një shqiptar për prodhim, mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ai kishte ndërtuar një laborator të vërtetë droge në apartamentin e tij. 
Autoritetet sekuestruan në apartament 32 kg heroinë të ndarë në 63 pako, dy pistoleta, njëra prej tyre me selenciator, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 40 kilogramë substancë që përdorej për prerjen e drogës.
Gjithshtu u bllokuan dhe pajisje të tjera që shqiptari i kishte përdorur gjatë përpunimit të drogës: peshore, mikser, syze për të mbrojtur sytë, maskë kundër pluhurit, dhe shtytës për të ngjeshur lëndën narkotike.
Mësohet se i arrestuari ka pasur edhe në të kaluarën probleme me drejtësinë për mbajtje të armës pa leje dhe vjedhje. Për arsye hetimi nuk bëhet ende i ditur emri i shqiptarit.
Sigal