Pranga policit në Kapshticë, kalonte njerëz jashtë sistemit TIMS me 300 €

485
Sigal

Një punonjës i policisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është vënë në pranga nga policia e qytetit jug-lindor. Fatjon Kodra është arrestuar në flagrancë nga SHKB, pasi akuzohet për falsifikim kompjuterik.

Nga hetimet e prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, doli se Kodra, kryente veprime fiktive në sistemin kompjuterik TIMS për persona të ndryshëm kundrejt pagesës nga 150-300 euro.

Sipas hetimeve, ky punonjës policie regjistronte në mënyrë fiktive hyrje-dalje të personave të ndryshëm nga kufiri, i bënte për efekt të afateve të qëndrimit në vëndet e Bashkimit Europian.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se numri i personave që janë regjistruar fiktivisht nga i dyshuari  Kodra është i madh. Më herët me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kodrën