Pranga 3 ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, si u identifikuan përmes WhatsApp-it

571
Tre shqiptarë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për disa vjedhje. Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi u bë falë një grupi në WhatsApp të krijuar mes banorëve të një zone në jug të Italisë.
Hetuesit e çështjes në komisariatin Greco Turro në Milano arritën të prangosnin autorët e një ‘goditje’ të madhe të ndodhur në 6 shkurt në këtë zonë. Mësohet se tre shqiptarët, të moshave 21-27 vjeç, një dhomë hoteli e kishin kthyer në një ‘treg’ të sendeve të vjedhura. Përveç 5 mijë eurove dhe një 6 mijë dollarësh, atyre iu gjetën 25 ora, 15 varëse, dhjetëra portofola dhe çanta dhe 10 karta telefoni.
Sakaq, pas arrestimit të ‘skifterëve’ policia ftoi qytetarët që ishin grabitur që të paraqiteshin në komisariat për të parë nëse ndonjë prej sendeve të bllokuara, i përkiste atyre.
Sigal