Prag-tragjedi, shpërthen në flakë trageti Sarandë-Korfuz

159

SARANDË/Flaka nga saldimet brenda tragetit. Ndërhyrja në kohë e repartit zjarrfikës eviton tragjedinë

Nëse reparti zjarrfikës i qytetit nuk do të kishte shkuar në kohë e nëse punëtorët, ekuipazhi e personat e tjerë në vendin e ngjarjes nuk do të kishin bërë maksimumin, flakët që shpërthyen në tragetin e linjës Korfuz-Sarandë në pronësi të kompanisë ‘Fenikas’ do të shkaktonin një tragjedi me pasoja të rënda në njerëz e në mjedis. Burime të gazetës “Telegraf” pohojnë se, me gjithë alarmin, u arrit që të evitohet një katastrofë që sipas burimeve paraprake, ka si shkak shkeljen e kërkesave të sigurimit teknik gjatë saldimit. Ekspertët po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

TRAGETI NË FLAKË

Burimet zyrtare konfirmojnë se ngjarja ndodhi në orën 15:00 të ditës së diel në portin detar të Sarandë, përkatësisht në tragetin e linjës Korfuz-Sarandë në pronësi të kompanisë “Fenikas”. Mësohet se, prej dy javës ky traget ishte ankoruar në terminalin e portit dhe në ‘të po bëheshin disa punime. Pikërisht, një grup prej 5-6 punëtorësh, pasditen e djeshme, po kryenin saldime në mjediset e brendshme të tragetit. Në një moment, teksa po saldohej në mjediset mekanike, papritur, personat që ndodheshin afër dhe mjediset ku punohej, janë përfshirë nga një valë e fuqishme flake. Punëtorët kanë mundur të largohen pa pasoja dhe menjëherë kanë dhënë alarmin. Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike gjatë saldimit. Flakët kanë alarmuar dhe drejtues e persona të tjerë të ndodhur në terminal, të cilët kanë njoftuar policinë zjarrfikëse për ngjarjen dhe kanë nxituar të kontribuojnë me mjete rrethanore.

PËRLESHJA ME FLAKËT

Burime për gazetën “Telegraf” pohojnë se, automjetet dhe forcat zjarrfikëse janë gjendur shpejt në terminalin e trageteve dhe kanë nisur nga puna për vënien e situatës nën kontroll. “Sapo u njoftuam nëpërmjet telefonit, nisëm me urgjencë automjetet dhe forcat e gatishmërisë për në port. Në sajë të manovrimeve të shpejta dhe profesionalizmit të efektivit, u arrit që në pak kohë flakët të viheshin nën kontroll dhe të evitohej një tragjedi me përmasa të paparashikuara”,- shtojnë specialistë të PMNZSG *Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit) për “Telegraf”. Njëkohësisht, në vendin e  ngjarjes, ka shkuar dhe grupi i hetimit për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë. Mësohet se, në funksion të zbardhjes së ngjarjes janë shoqëruar e pyetur punëtoret dhe njerëzit e tjerë të pranishëm. Nga hetimet e para dyshohet se shkak i zjarrit në traget ka qenë shkëndija e krijuar nga saldimi, si pasojë e shkeljes së rregullave teknik në punë. Disa muaj më parë, po për shkaqe të tilla, mori flakë trageti ditor i linjës Sarandë-Korfuz e kthim…