Prag reforma…/ Ahmet Demaj

556
Sigal

Fjalën reformë po e fusin në fjalorin e ditës, gjithë ditën dhe të gjitha grupet e interesave, të gjithë grupet e moshave, po e përdorin edhe ata që thelbin e reformës nuk e kuptojnë, nga ata që e justifikojnë ndryshe, apo dhe e keqpërdorojnë atë. Por reforma territoriale është çështje e ditës, është bërë madje dhe kryefjala. Thelbi i pyetjes, dhe shqetësimi gjithëpërfshirës, përmblidhet në pyetjen: Nga do të nisi reforma? Nga lartë- poshtë, apo nga poshtë-lartë?! Do të bëhet vetëm poshtë, e pa e prekur lartë?

Angazhimi qytetar për këtë reformë me rëndësi, për fatet e tij duket e paktë, deri në indiferencën e pajustifikuar. Si duket për shkak të traditës së munguar dhe ende të pa siguruar; Për të pritur çdo gjë nga lartë, të zbresë poshtë!

Personalisht dua të besoj, dhe të kuptoj tendencën për të kuptuar, për të rregulluar atje ku ka filluar, mosfunksionimi normal i administrimit dhe i qeverisjes vendore.

E para, është guxim: Shpërbërja e 380 njësive vendore dhe riorganizimi i tyre në 60 bashki dhe 5-6 rajone. Por është domosdoshmëri. Qoftë dhe sikur të bëhej një referendum do të rezultojë se 80 përqind e pjesëmarrësve, do t’i përgjigjeshin me “Po” kësaj Reforme.

Personalisht kam marrë pjesë në qeverisjen vendore, pothuaj në gjithë nivele: komunë, qark, etj. Kam parë, po dhe ndjerë inkompetencën për zgjidhje të përgjegjësive para komunitetit, ashtu si dhe kam parë e prekur mungesën e të drejtës ligjore të qeverisjes vendore brenda komunitetit zgjedhor. P.sh. Le të nisim nga pika me e ulët e qeverisjes.

Kryetarit të fshatit i lihet kujdesi për ujin e pijshëm, por jo buxheti për ujin. I jepet kujdestaria për zjarrin, por jo gjobat për zjarrndezësit. Apo komunës i lihet kujdesi për shkollën dhe rendin, por jo vartësia për mësuesit dhe policinë. Kush ka ushtruar detyra bazë e di mirë se ç’kontradikta ka mbi të drejtat dhe detyrat e qeverisë vendore. Pra reforma nuk duhet të mendohet vetëm si territor, por para së gjithash si ligjshmëri. Dhe të arrihet, sepse këtu dëgjojmë edhe opinione, që duhet të ndryshojë kushtetuta. Opinioni pret që nxitimin në ndryshimin e para disa viteve dhe pendimi i vonuar, për këtë ndryshim të filloj tani. Ndoshta qysh me dhënien e përgjigjeve: Nisur nga Zgjedhja e Presidentit të vendit nga populli, shkurtimin e numrit të deputetëve të parlamentit, të kabinetit të qeverisë dhe administratës qeverisëse.

Zgjedhja e deputetëve të realizohet jo me lista partie, por me alternativa kandidatësh, përballë zonës elektorale, dhe deri ligji të mos njoh dhe të ndalojë për mos trafikim votash, mos kalim të “ylberit” nga një parti tek tjetra, nga deputeti që i prishen interesat e tij, dhe shkel interesat e zgjedhësve, votën e tyre.

E dyta, kjo reformë i kursen taksapaguesit afro 80 milion Euro. Po të mendojmë dhe uljen e numrit të deputetëve si domosdoshmëri reale në raport me numrin e popullsisë, i kalon nga 100 milion Euro (pak thoshte një teknokrat në një opinion), por shumë do të thosha unë, që më ka rënë shansi të jem më afër të varfërve dhe të varfërisë rurale, aq më tepër për një popull që merr hua për të larë borxhet.

Së treti, po të futemi në statistika siç janë këta këshilltar e k/komunar që qeverisin vendin, ç’arrijnë, ç’përvojë e angazhim kanë në zgjidhjen e problemeve të ditës dhe të komunitetit, do të dali në sipërfaqe, dhe lehtësisht, informaliteti i kaq shumë qeverisësve vendor, do të shohim se ekzistojnë vetëm për të ngritur dorën, apo dhe për të këmbyer votën e tyre në buxhet, për një rrugë të tyre, për një kullotë personale, për një bursë për të vetët.

Pra ky është përkthimi i votës së zgjedhësve në këto nivele. Idetë, propozimet, alternativat dhe angazhimet për zgjidhje të problemeve, që mund të marrin përsipër, lenë shumë për të dëshiruar. Shihni si janë mbushur shkallët e gjykatave nga konfliktet, dhe hakmarrjet, korrupsioni, edhe për shkak të mos ushtrimit të detyrave edhe të këtyre të zgjedhurve në nivelet e bazës së pushtetit. Akoma më keq me administratat e tyre të cilat janë nën ndikimin, jo të ligjit, por të miqësisë me kryetarin.

Së katërti, hoqëm dorë nga emërtimi: Republika Socialiste e Shqipërisë. Republikë Popullore e Shqipërisë. Republikë Demokratike e Shqipërisë, dhe tashmë e quajmë Republika e Shqipërisë.

Vihet re deri më tani, dhe ka dalë në sipërfaqe, se: Janë bërë merak ca politikanë për minoritetet e kombësive fqinje. Por jo vetëm ne shqiptarët jemi dëshmitarë dhe e kemi demonstruar përgjatë gjithë historisë që ato pak pakica për të cilat bëhen merak të tjerët, atje dhe nga ata kishin përfaqësuesit e tyre deri në majë të politikës shtetërore, Byronë Politike, Qeveri, Presidium e Kuvend. E kush mund të mohojë?! Dhe sot në Parlamentin Shqiptar. Kush nuk do të dallojë? Kudo në gjithë nivelet e politikës dhe të pushtetit. Kurse 600 mijë emigrantë shqiptar legal të ndodhur në Greqi, apo dhe më pak ky nr. në vende të tjera, nuk u jepet e drejta e shkollimit në gjuhën shqipe! E thënë më shqip e shqeto: Minoritetet tek ne janë më shumë të privilegjuar se kudo dhe janë shumë komod.

Së pesti, Qarku, Prefektura, Bashkia. Janë institucione që i nevojitet qeverisjes vendore, apo përcjellëse të arenave përleshëse të parlamentit me qeverinë, të mazhorancës me opozitë? Janë, dhe duhet të ekzistojnë, për t’ju kundërvënë njëra-tjetrës, për të kontrolluar njëra-tjetrën, për të dubluar njëra-tjetrën, apo për të qenë bashkërenditëse të punëve në të mirën e komunitetit, vendor e rajonal?! Në qoftë se ata ekzistojnë për të matur kush është më i forti, reforma do të shkoj në suprimimin e njërës hallkë.

Së fundi, në një nga organet e shtypit të përditshëm dëgjov, dhe lexova edhe emrat e rajoneve paraprakisht. Qesha paksa në projektin e servirur mbi një emërtim, qoftë dhe të një grupacioni. Asnjëherë s’kisha dëgjuar që dhe emrat të zbrisnin nga lartë për poshtë. Duke kujtuar princërit dhe pashallëqet tyre, që nga Bushatllinjtë e deri tek Ali Pasha, mos do të na lindnin ide të asimilimit të njeri-tjetrit, por po të jenë për bashkim të kombësisë shqiptare, hallall emrat dhe qeverisjen! Por unë kam të drejtën e emrit tim të hedhur në shesh të gjykimit.

Konkretisht që nga Ura e Mifolit, në Vlorë, e deri te Urat e Përmetit dhe ato të mbi Kalasës, që mund të quhet Rajoni Vlorë-Gjirokastër, apo Rajoni i Labërisë, sepse edhe Kaonët, Mesapet dhe Amantët, janë shquar për karakter Labërie. Dhe ku gjen shtrirje të gjerë, në gjithë këtë gjeografinë, kjo krahinë dhe e gjithëpërfshinë popullsinë e këtij rajoni, emërtimi: Rajoni i Labërisë, i shkon për shtat…

 Kryetar i Shoqatës K. A Labëria. Dega- Vlorë