Prag ndeshja e Kombëtares, arbëreshët mbushin Siçilinë me flamuj kuqezi

473
Ka mbetur diçka më shumë se 24 orë para fillimit të takimit dhe tifozët arbëresh që ndodhën në Itali po presin me padurim të jenë dëshmitarë në këtë ngjarje të madhe futbolli. Zemra e tyre që rreh në mbështetje të kombit të tyre, i ka detyruar të dalin hapur kundër “axurrëve”.
Televizioni italian “TGR” ka bërë një reportazh në një nga qytetet e Sicilisë që është i banuar me shqiptarë dhe ka sjellë prej aty atmosferën e ndeshjes që ndihet jo pak.
Në video duken të rinj e të moshuar, por edhe fëmijë arbëreshë që tregojnë hapur se takimi i nesërm për ta nuk është thjesht në ndeshje futbolli, por një ngjarje që do mbetet gjatë në memorien e tyre, kjo për shkak të lidhjes mes dy vendeve. Sigurisht që mbështesin kombëtaren kuqezi.
Sigal