PPP dhe supertender 10 miliardë lekë/ Porti i Sarandës jepet me koncesion për 35 vjet. Lavanderia e QSUT-së, lavatriçe e miliardave të oligarkëve

2152
Albania
Sigal

Koncesion 35-vjeçar për portin turistik “Marina Limoni” në Sarandë

Super tender i lavaderisë, me vlera mbi 10 miliardë lekë

Edhe pse parlamenti në seancën e fundit në korrik miratoi një ligj, i cili tashmë dhënien e koncensioneve të pakërkuara, qeveria nuk ndalet së dhëni edhe në këto ditë gushi koncensione të pakërkuara. Ndoshta, qeveria e ka me ngut që të japë koncensionet që deri tani i kishte në sirtar, ngaqë njerëzit janë me pushime dhe nuk do të ketë zëra që të denoncojnë korrupsionet. Në 6 vitet e qeverisjes së Rilindjes Socialiste janë dhënë më shumë se 2.500 koncensione dhe tendera, ku mbi 80 % e tyre janë me oferta të pakërkuara nga qeveria, por janë ofruar nga koncensionarët, ku fatura financiare i kalon më shumë se 3 miliardë euro, e shtrirë kjo në më shumë se 35 vite. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bnaka Botërore kanë kohë që kanë dhënë alarmin dhe i kanë kërkuar në mënyrë të përsëritshme  qeverisë së kryeministrit Rama që të mos japë koncensione të pakërkuara, pasi dëmtojnë konkurencën e lirë, procedura e prokurimit nuk ka qënë transparante, nuk kanë hapur vende të reja punësimi, kanë faturë të lafrtë financiare dhe risqe të borxhit  të madh, etj.

Hijedyshimi korrupsion për tenderin 30 milionë dollarë të Uniformave të Policisë

Para 2 ditësh gazeta “Telegraf” zbardhi koncensionin e 30 milionë dollarëve të uniformave të Policisë së Shtetit, mbi të cilin bien shumë hijedyshimi për korrupsion. Për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij. Ligji i Prokurimit Publik parashikon një afat minimal 52 ditor, por Sandër Lleshaj, në shkelje të ligjit, ka vendosur shkurtimin e afateve për ata që duan të konkurojnë në 24 ditë. Ky është një afat kohor i pamjaftueshëm për të përmbushur detyrimin ligjor që dikton kushte të barabarta gare dhe konkurence. Shkelja e të tilla garancive ligjore është tregues direkt se kemi të bëjmë me një aferë korruptive.

10 miliardë lekë koncensioni i lavanderisë

Agjencia për Blerjet e Përqendruara njofton supertenderin me vlerë 1.17 miliard lekë. Tenderi ka objekt shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Afati i kontratës është për 4 vite. Kjo është procedurë e hapur mbi kufirin e lartë monetar (tender  ndërkombëtar). Afati për dorëzim ofertë është 3 shtator 2019.  Autoritet prokurues: Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Institucion kontraktues: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Objekti i Tenderit     

Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kohëzgjatja e kontratës: 48 muaj

Koncesion 35-vjeçar, hapet procedura për portin turistik “Marina Limoni” në Sarandë

Gjatë konferencës për imediat që kryeministri Edi Rama dha ditën e martë, mes të tjerave premtoi se praktika e koncesioneve dhe PPP-ve do të vazhdojë nga qeveria e tij. Të nesërmen afër mesnatës ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi njoftimin sipas të cilit ajo ka shpallur procedurën e garës (1-30 Gusht), për një koncesion të ri. Bëhet fjalë për portin, “Marina Limoni”, në  Sarandë i cili do të ketë një kohëzgjatje 35 vjeçare. Një tjetër koncesion është shfaqur në horizont këtë fillim gushti. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur procedurën e garës për porin “Marina Limoni” në  Sarandë që sipas dokumenteve do të ketë një kohëzgjatje 35 vjeçare. “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me koncesion/partneritet publik privat të portit turistik dhe të shërbimeve “Marina Limoni”, propozim i kërkuar. Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35(tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj” thuhet në dokument. Sipas sqarimit që jep ministria terreni në të cilin ndodhet trualli ka një pjerrësi të orientuar nga jugu e cila korrespondon me pamjen nga deti, me një diferencë kuote rreth 58 m. Toka ne te cilen do te operohet, eshte prej afro 6,000m², e lokalizuar shume pranë vijës bregdetare. Lidhur me kriteret që do të merren parasysh gjatë garës në dokumente sqarohet se kushtet teknike do të vlerësohen me 35 pikë maksimalisht, kriteri plani i mirëmbajtjes 15 pikë, tarifa konceisonare 15 pikë, kapaciteti financiar 15 pikë, ndikimi social dhe mjedisor 10 pikë, koha e ndërtimit 10 pikë. Projekti i protit duhet të përfshirë investime të rëndësishme që lidhen me akosotimin e jahteve, sheshe vendqëndrimi për to jashtë sezonit, dushe, tualete, rrymë elektrike, pikë të furnizimit me karburant. Operatoret e interesuar mund te shprehin interes deri ne 30 gusht date kur mbetet e hapur gara për dorëzimin e ofertave. Vitin e shkuar me një procedure standarde konkurrimi vendosi të kalonte tek një kompani private menaxhimin e portit te Limionit kundrejt një plani investimesh 25 milione euro. Qëllimi i kontratës përfshinte ngritjen e një kantieri me kushte ndërtimore-teknologjike bashkëkohore, përmirësimin e infrastrukturës së portit, shërbim mirëmbajtjeje, dekonstruksion të mjeteve detare lundruese, me qëllim rritjen e standardeve të cilësisë së shërbimeve dhe mirëmbajtjen e mjeteve lundruese.